Pasojat e tërmetit, Holanda i dhuron Shqipërisë 3 milion euro

schedule18:03 - 14 Shkurt, 2020

schedule 18:03 - 14 Shkurt, 2020

Holanda do të dhurojë 3 milion euro për Shqipërinë pas pasojave të tërmetit tragjik. Lajmi është bërë me dije nga ministri i Jashtëm holandes, Stef Blok.

Minsitri ka thënë mes të tjerash se Holanda është e angazhuar të mbështesë Shqipërinë, për pasojat që la tërmeti tragjik i 26 nëntorit, i cili shënoi 51 viktima, qindra të plagosur, ndërsa qindra ndërtesa u kthyen të pabanueshme.

“Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë vitin e kaluar na tronditi të gjithëve. Kam parë pamje të trishtueshme, ndërsa Kryeministri Rama dhe kolegu im Cakaj më kanë treguar histori që të thyenin zemrën për qytetarët shqiptarë që ranë viktimë e kësaj fatkeqësie. Vendet janë të përkushtuara fort që të ndihmojnë Shqipërinë në përpjekjet për rindërtim. Në solidaritet me popullin shqiptar Vendet e ulëta do të dhurojnë 3 milionë euro për rindërtimin”, tha Blok. /abcnews.al