Paskal Milo: 3 letrat e Enver Hoxhës dëshmojnë se PKSH i shpalli luftë Ballit Kombëtar

schedule18:48 - 19 Shkurt, 2022

schedule 18:48 - 19 Shkurt, 2022

Nga Leontina Nika

Historiani i njohur Paskal Milo, pas  8 vitesh boton  vëllimin” Historia e shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore. Segmenti 1943- 1944   është  ndër më të debatueshmit.

I vetëdijshëm është se tri letrat e Enver Hoxhës  drejtuar  komitetit të qarkoreve komuniste, të cilët dëshmojnë  se PKSH , ishte nismëtarja  e veprimeve të armatosura kundër Ballit  Kombëtar do të zgjojnë debat.

Këtë konflikt nuk preferon që ta cilësoj luftë civile, me këtë argument

Por e gjithë vepra përshkon konfliktin mes dy forcave për pushtet

Paskal Milo ka bërë përpjekje që ashtu si në vëllimin e parë edhe në këtë të dytin të shkruhet një histori sa më afër së vërtetës, sa më realiste e njerëzore, duke qëndruar larg frazave subjektiviste e me mendësi folklorike.

Historia është shkruar me dokumente dhe ndihmohet nga burime të tjera që quhen të dorës së dytë. Disa nga temat që trajtohen në këtë libër janë: Hitleri dhe “pavarësia” shqiptare; Hutimi i përkohshëm i Rezistencës; Kompromisi i Beratit ; Shansi i humbur i bashkimit; Ndarja pa kthim e FNÇ me Ballin Kombëtar; Lëvizja monarkiste e Legalitetit;  Formimi i Partisë Social Demokrate;  Aleanca komuniste dhe antifashiste shqiptaro-jugosllave; Kosova në udhëkryqin e së ardhmes ; Marrëdhëniet antifashiste shqiptaro-greke; Golgota çame. /abcnesws.al