Pasion, sakrificë, respekt: Serie A elozhe për yjet e kampionatit italian

schedule19:15 - 6 Prill, 2020

schedule 19:15 - 6 Prill, 2020

Sot, futbollistët e Serie A, pa përjashtim, vendosën unanimisht që të ulin pagat e tyre me 33%, në 2 deri në 4 muaj në varësi të situatës. Ky gjest i madh i yjeve të futbollit italian, nuk ka kaluar pa marrë elozhe as nga vetë faqja zyrtare e Serie A.

Pasion, vendosmëri dhe sakrificë, të bashkuar dhe të barabartë, besnikë dhe respekt. Kjo është ‘calcio’, ky është futbolli”, shkruhej në statusin e faqes zyrtare të Serie A.

Futbollistët po tregojnë se nuk janë shembuj pozitivë vetëm në fushat e blerta, por dhe jashtë saj, duke qenë kontribuuesit më të mëdhenj nga ana financiare në këtë situatë të vështirë që ka shkaktuar Koronavirus./abcnews.al