Pasi shpalli rekrutimin, Putin “arratiset” në shtëpinë e tij sekrete në fshat, “ia mbath” nga kaosi i protestave

schedule10:03 - 26 Shtator, 2022

schedule 10:03 - 26 Shtator, 2022

Ndërsa dhjetëra qytete ruse organizojnë protesta të përditshme kundër rekrutimit të parë të vendit pas Luftës së Dytë Botërore,  një gazetar rus ka zbuluar, duke cituar një burim të besueshëm, se Vladimir Putin shkoi me pushime në shtëpinë e tij sekrete menjëherë pas njoftimit “Bombë” të mërkurën e kaluar.

“Pavarësisht mohimeve nga Kremlini, Putini duket se mungon, duke pushuar në shtëpinë e tij sekrete në veri të Rusisë”, shkruan Daily Mail.

Shtëpia përshkruhet si një “pallat pranë liqenit Valdai”  me një “kompleks spa trekatëshe”, një stallë, një fushë golfi, një restorant VIP me një kinema, një rrugicë boëling, një dhomë bilardoje dhe madje edhe një mini-kazino.

Më shumë se 2,000 njerëz janë arrestuar në mitingjet protestuese në Rusi që kur Putin shpalli “rekrutim të pjesshëm”, tha OVD-Info, e cila monitoron protestat dhe ofron ndihmë ligjore për të arrestuarit.

Një numër të rinjsh janë përpjekur të largohen nga vendi, nga frika se mund të dërgohen në front, ndërkohë që vetë operacioni i rekrutimit duket se po vazhdon me shumë “dështime” që e kanë bërë Moskën qesharake.

Ndërkohë, presidenti rus thuhet se është i shkëputur nga gjithë ky kaos i “rekrutimit të pjesshëm” .

“Burimi i besueshëm” i Farida Rustamova i tha gazetarit se, që nga e mërkura e kaluar, Putin po pushon në rezidencën e tij katërkatëshe, ekzistenca e së cilës u zbulua për herë të parë vitin e kaluar nga ekipi hetimor kundër korrupsionit të Alexei Navalny.

Rustamova pohoi gjithashtu se videot e para-regjistruara që tregonin Putinin duke u takuar me zyrtarët u publikuan për ta bërë të duket sikur ai po punonte, kur në fakt ai po pushonte në pallatin e tij./Abcnews.al/