Pasi fitoi lirinë, Britney Spears ndan një video të rrallë me djemtë e saj

schedule18:29 - 5 Nëntor, 2021

schedule 18:29 - 5 Nëntor, 2021

Britney Spears po përfiton sa më shumë nga liria e saj pas një beteje të gjatë për t’i dhënë fund kujdestarisë prej 13 vitesh. Këngëtarja ka ndarë disa fotografi me fëmijët e saj adoleshentë, Sean Preston dhe Jayden James.

“Unë dhe djemtë e mi natën e kaluar”, ka shkruar Britney në postimin ku shfaqeshin të tre duke shijuar një natë në ekspozitën Van Gogh në Los Anxhelos. Më pas, Spears ndau një video dy minutëshe duke shkruar: “Natyrisht që nuk dal shumë, kështu që isha shumë e emocionuar!!!”

Britney Spears Takes Her Sons to the Immersive Van Gogh Exhibit | PEOPLE.com

Spears, e cila ndan djemtë e saj me Kevin Federline, është hapur për fansat kohët e fundit ndërsa vazhdon të fitojë më shumë liri. Pasi dëshmoi se ishte traumatizuar nga kujdestaria abuzive, babai i saj Jamie u pezullua nga mbikëqyrja e pasurisë së saj prej 60 milionë dollarësh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

/abcnews.al