Pas tërmetit që i la në çadra banorët e Laçit në rrezik nga koronavirusi, Sokol Pepushaj i bën thirrje shtetit të ndërhyjë

schedule19:51 - 15 Mars, 2020

schedule 19:51 - 15 Mars, 2020

Përveç fatkeqsisë që i la tërmeti i 26 nëntorit duke i nxjerrë në çadra, banorët e Laçit janë tashmë të rrezikuar nga Koronavirusi.

Me gjithë ndihmën e dhënë nga Kisha e në qytetin e Laçit, duke i plotësuar kushtet për strehim, çadrat nuk janë të përshtatshme për të kaluar pandeminë.

Sokol Pepushaj, zëvendës famulltar i Kishës së Shën Mehillit

në Laç i bën apel shtetit që t’u vijë në ndihmë këtyre qytetarëve.

“Mirë tërmeti, por çështja  epandmeisë nuk na lejon të bëjmë grumbull njerëzizhs. Apelojmë ndaj shtetit të marrë masa”, shprehet ai.

Qytetarët e strehuar në çadra shprehen të kënaqur me shërbimin dhe ndihmën e dhënë nga Kisha.

“Na ka strehuar Kisha, nuk asnjë vërejtje për këtë”, shprehet një qytetar.

Ndërkohë meshat e së martës për besimtarët do të zhvillohen online./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!