Pas shumë vitesh, Kel Demi zbulon për herë të parë pse i mbyllën “Kutinë e fundit”

schedule07:25 - 9 Korrik, 2020

schedule 07:25 - 9 Korrik, 2020

Ashtu si çdo mëngjes edhe sot emisioni “ABC e Mëngjesit” ka nisur me batutat e moderatorëve Sibora Bitri dhe Enkel Demi.

Ky i fundit me plot humor ka treguar edhe një të fshehtë të para shumë viteve, në kohën kur drejtonte emisionin “Kutia e fundit”.

Keli ka deklaruar se programin ia mbyllën pasi vendosën të trasmetonin telenovelën turke “Ezelin”.

“Ti nuk di disa momente të errëta të karrierës sime. Kur unë bëja ‘Kutia e fundit’, televizioni ku punoja vendosi ta mbylli Kutinë sepse gjeti Ezelin. Edhe unë kambërë disa kinoprova bashkë me Edi Ogën, që të futeshim dhe të merrnim pjesë në një telenovelë turke. Edhe na mbetëm fotot dhe nuk na pranoi njëri”, tha ndër të tjera Demi./abcnews.al