Makina shoshë nga plumbat përfundoi në kanal, dalin pamjet nga atentati me dy të vrarë në Vlorë

schedule10:16 - 18 Gusht, 2022

schedule 10:16 - 18 Gusht, 2022

Abc ka siguruar pamjet pas atentatit në Vlorë, ku dy persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e breshërisë së plumbave të kallashnikovit.

Pas ngjarjes, shoferi me sa duket ka humbur kontrollin dhe makina ka përfunduar në kanal.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie dhe ambulanca.

Ende nuk dihet identiteti i personave që ndodheshin në makinë.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Vlorë-Levan, në afërsi mbikalimit të Panajasë.

Sipas burimeve nga policia, dyshohet se janë qëlluar ndërsa makina “Mercedes Benz C Class” ishte në lëvizje.

Menjëherë pas ngjarjes një makinë e djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes, është gjendur në Frakull të Fierit.

 

/Abcnews.al/