Pas “Panorama”, Xhensila Myrtezaj vjen me një super bashkëpunim

schedule08:25 - 1 Tetor, 2020

schedule 08:25 - 1 Tetor, 2020

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj do të vijë së shpejti me një super bashkëpunim. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, gjatë një interviste për emisionin “NIN”.

Xhensila ka treguar se ka bashkëpunuar me një nga djemtë e 3Dots. Ajo nuk e ka zbuluar ende emrin e tij por fansat janë të sigurt që do të jetë një hit.

Kujtojmë se bashkëpunimi i fundit i Myrtezajt ka qenë ‘Panorama’ me Ardian Bujupin, i cili u cilësua si hiti i verës. l.k/abcnews.al