Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Pas kësaj supermakine qëndron një shqiptar, emri lidhet me Skënderbeun

schedule14:43 - 18 Janar, 2022

schedule 14:43 - 18 Janar, 2022

SD + i “Arrera Automobili” shpreson të bëhet makina më e shpejtë në botë me një shpejtësi maksimale që do të kalojë lehtësisht 500 km / orë. Arrera Automobili është një kompani fillestare në pronësi të dizenjuesit të makinave Qëndrim Thaqi. Shqiptari jeton prej vitesh jeton në Gjermani dhe merret me dizajnin e makinave.

Arrera Automobili SD+ 3

Krijimi i fundit i tij është SD+ dhe për momentin mbetet “i gjallë” në fotot e përpunuara në mënyrë dixhitale. Dizajni i makinës frymëzohet nga bota e Formula 1, ku trupi, rrotat dhe pjesë të tjera janë bërë nga fibër karboni. Sipas tij, pesha e makinës nuk do të kalojë 1230 kg.



Arrera Automobili SD+ 4

Me një motor V8 7-litërsh me 1800 kf dhe 1500 Nm shpreson të hyjë në Librin e Rekordeve Botërore Guinness për performancën e tij. Sa i përket emrit, Thaqi thotë se S-ja vjen nga heroi kombëtar Skënderbeu dhe D-ja është numri romak që nënkupton 500, performancën e makinës.

Arrera Automobili SD+ 5

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!