Pas gojës, u mbyllin dhe veshët/ Ligji i ri taliban: Të mos dëgjojnë zërat e njëra tjetrës

schedule15:37 - 29 Tetor, 2024

schedule 15:37 - 29 Tetor, 2024

Talibanët i ndalojnë gratë të ‘dëgjojnë zërat e grave të tjera’, një tjetër përpjekje e grupit për të imponuar një version të ashpër të ligjit islamik në Afganistan.⁠ Përmes një mesazh zanor, ministri i vendit për “promovimin e virtytit dhe parandalimin e veseve” njoftoi kufizimin e ri të për sjelljen e grave.

“Edhe kur një femër e rritur falet dhe një femër tjetër kalon aty pranë, ajo nuk duhet të lutet me zë të lartë që ta dëgjojnë” tha ministri. Ai tha se këto janë rregulla të reja dhe do të zbatohen gradualisht. Sipas tij Zoti do i ndihmojë në çdo hap që ata bëjnë.

Ndonëse detajet e sakta të vendimit të talibanëve janë të paqarta, aktivistët të të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar se kjo mund të nënkuptojë se gratë fakt ndalohen të mbajnë biseda me njëra-tjetrën.

“Si duhet të blejnë bukë, të kërkojnë kujdes mjekësor apo thjesht të ekzistojnë gratë që janë furnizuesit e vetëm për familjet e tyre nëse edhe zëri i tyre është i ndaluar ?” tha një aktivist për the telgraph.

Që nga marrja e pushtetit në gusht 2021, talebanët kanë kufizuar sistematikisht të drejtat e grave në Afganistan.

Gratë tashmë janë urdhëruar të mbulojnë fytyrat e tyre “për të shmangur tundimin e të tjerëve” dhe të përmbahen nga të folurit në prani të burrave të panjohur që nuk janë bashkëshorti ose të afërm të ngushtë.

Gratë afgane janë urdhëruar gjithashtu që të mos flasin me zë të lartë brenda shtëpive të tyre, për të parandaluar që zërat e tyre të dëgjohen jashtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!