Pas 8 muajsh Thaçi dhe të tjerët në Hagë do të takohen me familjarët

schedule22:46 - 17 Qershor, 2021

schedule 22:46 - 17 Qershor, 2021

Shtatë personalitetet të Luftës së UÇK-së që prej tetë muajsh ndodhen në Hagë, më në fund duke filluar nga 15 korriku do të kenë mundësi që të takojnë të afërmit e tyre.

Ish presidenti Hashim Thaçit,  ish kryeparlamentari Kadri Veselit,  Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Hysni Gucatit e Sali  Mustafës të cilëve u është konfirmuar aktakuza gjatë vitit 2020, më në fund do të kenë të drejtën që të takojnë familjarët e tyre.

Të gjithë të paraburgosurit gjatë kësaj periudhe, ishin pajisur me mjete që shërbejnë për të mbajtur lidhjen me anëtarët e familjes dhe të tjerët gjatë qëndrimit në paraburgim.

Megjithatë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka mundësuar që vizitat për këta të fundit të fillojnë më 15 korrik të këtij viti. Këtë e konfirmojnë nga kjo Zyrë për T7, ku theksoi se bisedat me video do të vazhdojnë të zhvillohen gjithashtu.

Vaksinimi i ish-krerëve të UÇK-së, ka bërë që të ketë rishikim të vazhdueshëm të masave që DHSK ka vendosur.

Kjo ka ndikuar edhe në rifillimin më të shpejtë të vizitave personale, të cilat asnjë nga ish-krerët nuk i zhvilluan fizikisht për muaj të tërë./abcnews.al