Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas 5 muajsh, hapet Muzeu Historik Kombëtar

schedule17:19 - 18 Maj, 2021

schedule 17:19 - 18 Maj, 2021

Nga Leontina Nika

Pas 5 muajsh mbyllje, hap dyert Muzeu Historik Kombëtar.

Ky është një shërbim ekstra për vizitorët kombinuar dhe me ciceronet. Aktualisht janë në funksion 60 tabletë të tillë.



Drejtori i muzeut historik Dorian Koçi, thotë se kjo guidë ka qenë një kërkesë e përhershme kryesisht e vizitorëve të huaj.  Synimi i muzeut është që të arrijë një vizitueshmëri të lartë, pasi në 5 muajt e parë të këtij viti, i ka pasur dyert e mbyllur.

“Guida ka qenë një kërkesë e madhe nga vizitorët e huaj. Është një lajm i mirë për të sjellë më shumë njerëz në Muzeun Kombëtar”, është shprehur ai.

Ndërkohë që ministria e kulturës, e cilësoi teknologjinë si e ardhmja e kulturës dhe muzeologjisë.

E ardhmja e promovimit të kulturës sonë kalon përmes teknologjisë”, ka thënë ajo.

Ky është muzeu i 6 në vend i cili pajiset me guidën audio- vizuale. Tashmë të gjithë muzetë dhe parqet arkeologjike në vend në sezonin turistik, mund të vizitohen çdo ditë të javës dhe me orare të zgjatur deri me 18.00./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!