Partneri feston ditëlindjen, Genta Ismajli e uron me disa fjalë zemre

schedule15:31 - 25 Shtator, 2021

schedule 15:31 - 25 Shtator, 2021

Hussein Usta, partneri i këngëtares Genta Ismajli feston sot ditëlindjen. Artistja e uroi shokun e jetës me disa foto të papublikuara në instastory, ku dyshja shihen mjaft të lumtur së bashku. “Urime ditëlindjen dashuri”, ka shkruar këngëtarja

Kujtojmë që dyshja përfliten se do të bëhen prindër për herë të parë. Edhe pse Genta ende nuk ka konfirmuar asgjë, në rrjet kanë qarkulluar disa foto dhe video ku ajo shihet me disa kilogramë më shumë.

Pavarësisht se ata kanë vendosur të mos flasin, burime pranë tyre kanë konfirmuar se tashmë Genta është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël.

/abcnews.al