Ish ministri i Kulturës dhe Sporteve Ylli Pango, Tetis Lubonja, juriste pranë Agjencisë së kthimit të Pronave dhe Altin Ceni ishin personat e radhës që dëshmuan në procesin gjyqësor të privatizimit të klubit sportiv Partizani në Gjykatën e Posaccme.
Ylli Pango deklaroi se si ministër i sporteve dha pëlqimin për privatizimin e klubit Partizani, bazuar edhe në përgjigje të kërkesës që ministri Genc Ruli i kishte dërguar atij, megjithatë tha se ka qenë kundër ndryshimit të destinacionit të objekteve sportive.
“Mbledhjet e para të qeverisë jane bërë për privatizimet. Të privatizoje pronat në atë kohë ishte një objektiv i madh. Por po ju them se nga kompetencat është një vendim nul. (Shikon shkresën), ju thash jam dakord. Këtu lejoj dhënien me konçesion, por nuk përjashton faktin që mund edhe të privatizohet nga pronarët e ligjshëm. Mendoj se është një iniciativë dhe më vonë vendim qeverie”,- u shpreh Pango.
Pango pranoi se ai ishte dakord që objektet sportive të jepeshin me koncesion dhe ish pronarëve, por pa ndryshuar destinacionin.
Ndërsa Tetis Lubonja u shpreh se Klubi Partizani kishte një person që ishte shumë i interesuar që ta privatizonte. Madje sipas saj, ky person emrin e të cilit deklaroi se nuk i kujtohej, bënte presion për pronat.
“Klubi Partizani kishte një person që ishte shumë i interesuar aso kohe për klubin dhe kërkonte ta privatizonte. Ky person ishte rregullisht pranë zyrave tona, bënte presion për pronën, kishte konkurrencë me pronarët. Jam ankuar te eprorët e mi, nuk ishte diccka shqetesuese ne zbatonim rregullat dhe ligjet që ishin në fuqi.”tha Lubonja.
Gjykata e Posaccme thirri Gazmend Oketën dhe Elvira Lamen në cilësinë e dëshimtarëve në seancën e radhës që do të zhvillohet në 6 korrik, teksa Paro Laci nuk u njoftua pasi ndodhet jashtë territorit të vendit.
Procesi gjyqësor me të pandehur pesë persona, mes të cilëve ish kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi ndodhet në fazën e thirrjes së dëshmitarëve që kërkohen nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai./abcnews.al



