Partizani me grup të plotë, Lerdës i mungon vetëm një sulmues

schedule15:18 - 16 Tetor, 2019

schedule 15:18 - 16 Tetor, 2019

Në vigjilje të sfidës ndaj Vllaznisë, Partizani ka vetëm lajme të mira. “Demat e Kuq” kanë kryer sot stërvitjen me një grup të plotë, pasi edhe lojtarët që ishin të grumbulluar me kombëtaret e tyre, janë rikthyer. Mungon vetëm sulmuesi Brian Brown, i cili do të rikthehet në grup ditën e enjte, njofton uebsajti zyrtar i Partizanit.

Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi ishin të grumbulluar me Shqipërinë për dy sfidat ndaj Turqisë dhe Moldavisë. Madje, anësori i majtë gjeti edhe golin kundër moldavëve në debutimin e tij me fanellën kuqezi. Esat Mala luajti mbrëmë kundër Kosovës, në fitoren 2-1 të Shpresave kuqezi.

Pas shtatë javëve kampionat, Partizani renditet në vend të gjashtë, në kuotën e 11 pikëve. Në rast triumfi kundër Vllaznisë në “Loro Boriçi”, të kuqtë do ta parakalonin ekipin shkodran në renditje dhe do të ngjisnin disa pozicione në tabelë./abcnews.al