Votohet raporti, Parlamenti “fal” Metën

schedule13:19 - 27 Korrik, 2020

schedule 13:19 - 27 Korrik, 2020

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin final të Komisionit Hetimor për Shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Raporti  u miratua me 78 vota “pro”, 17 “kundër” dhe 8 abstenim.

Raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor u tërhoq nga shkarkimi i Presidentit të Republikës, pas raportit të Komisionit të Venecias, i cili doli në përfundimin se Presidenti nuk ka kryer shkelje të rënda mjaftueshëm sa për t’u shkarkuar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!