Parlamenti çel sesionin II

schedule22:21 - 15 Janar, 2018

schedule 22:21 - 15 Janar, 2018

Parlamenti Shqiptar çeli sesionin e dytë të legjislaturës së nëntë.

Në emër të grupit parlamentar që drejton, kreu i opozitës vijoi aty ku e kishte lënë.
Edhe fjalët e numrit dy të socialistëve, Taulant Balla erdhën të ricikluara. Me objekt bisede kryesisht opozitën, ose elektoratin e saj.
Duke e vënë theksin tek kjo e fundit, Balla foli edhe për bashkim në funksion të Kushtetutës dhe vendit, por në një koncept tjetër nga ai i shefit të opozitës.
Sipas rendit të ditës deputetët votuan miratimin e procesverbalit të dy seancave të mëparshme, kalendarin e punimeve si dhe programin e punës për periudhën Janar – Shkurt. Por edhe kjo seancë, ceremoniale në rend dite, arriti të përplasë deputetët e mazhorancës dhe opozitës.

Pesë minuta pushim pasuan duke ndërruar edhe mendjen e kreut të kuvendit i cili pasi hodhi në votim pikën e parë të rendit të ditës, i dha fjalën kreut të deputetëve demokratë.
Si kishin paralajmëruar, demokratët propozuan amendimin e Kushtetutës dhe ligjit, sa i përket zgjedhjes së Prokurorit të përgjithshëm, duke kërkuar që projektligji ti njoftohet seancës përpara votimit të programit të punës.

Pasi lexoi me zë për sallën nenin ku referohej opozita.
U desh një shpjegim i tretë i demokratëve edhe pse pa mikrofon për të përfunduar se u kërkua sipas rregullores njoftimi i sallës për projektligjin, i cili futet automatikisht në programin e punës sipas rregullores, përpara se seanca ta votonte atë program, të parashikuar në rend dite. Pas votimit të prezencës në sallë deputetët demokrat u larguan duke mos marrë pjesë në votim./abcnew.al