Parlamenti armen i jep fuqi qeverisë të konfiskojë pronat e qytetarëve apo kompanive private

schedule17:13 - 27 Tetor, 2020

schedule 17:13 - 27 Tetor, 2020

Parlamenti në Armeni ka vendosur që të konfiskojë përkohësisht pronat private të qytetarëve, për t’i pasur në rast se shteti ka nevojë për to.

Lajmin e bëri të ditur Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Gabriel Balayan gjatë diskutimit të ditës së sotme, për ndryshime të ligjit “Për Regjimin Ligjor të Ligjit Ushtarak.”

Ndërkohë përshtatshmëria pronave të specifike do të vlerësohet duke marrë parasysh situatën specifike, urgjencën, vendndodhjen dhe rrethanat e tjera të rëndësishme, shkruan abcnews.al

Në rast nevoje të përdorimit të pasurisë së individëve dhe personave juridikë, krerët e organeve shtetërore të autorizuar në fushat e mbrojtjes, sigurisë kombëtare, policisë, shëndetësisë, emergjencës, ekonomisë, administratës territoriale dhe infrastrukturës duhet t’i drejtohen pronarit të pasurive të patundshme për transferim dhe për përdorim.

Përveç kësaj, pronarit të pasurisë së konfiskuar duhet t’i sigurohen garanci për kthimin e saj të mëtejshëm, ose kompensim për përdorimin.

Më herët gjatë ditës, Azerbajxhani ka publikuar pamje të momentit kur një dron i komanduar prej tyre ka qëlluar makinën ku udhëtonte ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh.

Makina e Jalal Harutyunyan u qëllua teksa po udhëtonte për në front prej dronit azer, i cili nga pamjet duket se ka nën kontroll të gjithë situatën. s.b/abcnews.al/