Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:22 - 30 Nëntor, 2020

schedule 07:22 - 30 Nëntor, 2020

Sipas MeteoAlb mbetemi në ndikimin e motit të vranët dhe reshjeve të pakta e të izoluara gjatë paradites.

Por mesdita sjellë përmirësim gradual të kushteve atmosferike në vend duke diktuar intervale të shpeshta me kthjellime.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga -3, – 4°C mëngjesi deri në 14°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të diktojnë vranësira dhe reshje të pakta dëbore. Por mesdita përmirëson kushtet e motit duke ri-kthyer kthjellimet.

Maqedonia e Veriut

Veriu i MV do ketë reshje dëbore dhe orët e para të ditës. Por moti fillon dhe përmirësohet gradualisht duke bërë që të kemi ndërprerje të reshjeve.

 Rajoni dhe Evropa

Një sistem i dendur vranësirash që ka përfshirë kontinentin Evropian do të diktojë vranësira dhe reshjes shiu e dëbore në pjesën më të madhe të tij.

Konkretisht reshje dëborë do ketë Evropa Veriore, Lindore dhe pjesërisht rajoni

i Ballkanit. Ndërsa kthjellime do ketë Evropa Qendrore dhe Ishujt Britanikë./abcnews.al/