Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:23 - 24 Shkurt, 2021

schedule 07:23 - 24 Shkurt, 2021

Sipas MeteoAlb masat ajrore me origjinë perëndimore do të diktojnë mot të kthjellët dhe të ngrohtë në vendin tonë gjatë paradites.

Edhe pasditja e mbrëmja mbeten në ndikimin e motit të kthjellët, ndërsa kalime vranësirash të lehta do ketë vetëm në zonat veriore dhe lindore.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke bërë vlerat ditore të luhaten nga 0°C deri në 19°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi verior- verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Kosova

I gjithë vendi gjatë orëve të para të ditës do të paraqitet me mot të kthjellët, ndërsa vranësira të lehta do ketë në zonat kufitare lindore. Parashikohet që edhe pjesa tjetër e ditës së mërkurë të mbetet me mot të kthjellët në të gjithë Kosovën.

Maqedonia e Veriut

MV paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët deri në orët e vona të mbrëmjes kur në gjysmën lindore të saj do kemi shfaqe të vranësirave të lehta. Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike.

Rajoni dhe Europa

Gjithë kontinentit Europian është përfshirë nga një qendër anticiklonare e cila do të diktojë mot të kthjellët. Konkretisht me diell paraqitet Europa Jugore dhe Qendrore.

Ndërsa Europa veriore dhe Lindore vijojnë nën ndikimin e acarit dhe reshjeve të dëborës./abcnews.al/