Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:20 - 18 Maj, 2021

schedule 07:20 - 18 Maj, 2021

Sipas MeteoAlb kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë gjatë paradites, ku më të dukshme paraqiten në zonat verilindore dhe Lindore duke sjellë shira afatshkurtër dhe të izoluar.

Ndërsa pasditja dhe kryesisht orët e mbrëmjes sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke zhvendosur vranësirat përgjatë kufirit Lindor. Parashikohet që edhe nata të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë, duke bërë që vlerat ekstremale ditore të luhaten nga 8°C mëngjesi deri në 28°C mesdita. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës paraqitet me vranësira të dendura dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Por gjatë mesditës dhe pasdites territori i Kosovës do të përfshihet nga kthjellimet.

Maqedonia e Veriut

Gjatë paradites moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme. Por mesdita dhe pasditja sjellë shtim të vranësirave dhe reshje në të gjithë territorin edhe pse reshjet do jenë të pakta. Parashikohet që nata të përmirësoj dukshëm kushtet e motit.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit vijon vranësira të dendura dhe reshje shiu, ku më problematike situata do të jetë pjesërisht në Euroopën Qendrore dhe lindore, për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive të erës. Ndërsa kthjellimet do të dominojnë Brigjet e Egjeut dhe Gadishullin Iberik./abcnews.al/