Parashikimi i motit, kthjellime e vranësira gjatë ditës, por temperaturat arrijnë deri në 21 gradë

schedule07:21 - 28 Nëntor, 2024

schedule 07:21 - 28 Nëntor, 2024

Shqipëria do të paraqitet nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta; më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore Lindore.

Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim; do të sjellë shtim të vranësirave dhe lagështirës në të gjithë territorin shqiptar ku në zonat veriore – veriperëndimore do të gjenerohen reshje të pakta dhe të izoluara shiu; Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët në qytetin e Peshkopisë deri në 21°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet; Tiranë dhe Vlorë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

Kosovë

Pjesa më e madhe e territorit të; Republikës së Kosovës; do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites, por pas-mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës ku më të theksuara do të jenë në skajin veriore dhe veriperëndimor.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë Kosovën; Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -1°C vlera më e ulët në Podujevë deri në 15°C vlera më e lartë në Gjakovë.

Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35  km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Do të vijojë pjesa më e madhe e territorit të Republikës së RMV; nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta, por orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin prezencë më të shpeshtë të vranësirave ku më të theksuara priten në zonat jugore dhe jugperëndimore; Parashikohet që edhe gjatë natës vranësirat të mbeten dominante; megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga -1°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 18°C vlera  maksimale e cila do të shënohet sërish në Shkup.

Ndërkohë; ERA do të paraqitet e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Europa

Një qendër e fuqishme ciklonare e zhvilluar; në Europën veriperëndimore  me ndikim deri në Qendër të kontinentit do të sjellë; vranësira, reshje të dendura shiu dhe dëbore përkatësisht në; ishujt Britanikë, Europën Qendrore si edhe rajonin e Balltikut.

Po ashtu; do të vijojnë reshjet e dëborës dhe ngricat për vendet e Europës Lindore, ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta do të paraqiten gadishulli Skandinav; gadishulli Iberik si edhe pjesa më e madhe e rajonit të Ballkanit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!