Sipas MeteoAlb ditën sotme paraditja mbetet me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta.
Por duke ju afruar mesditës vranësirat zhvillohen duke sjellë shira në pjesën më të madhe të vendit, herë pas here shirat do jenë në formë shtrëngatash.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 25°C.
Era do fryjë e fortë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
Vranësira të dendura të cilat herë pas here sjellin shira të izoluar mbizotërojnë që orët e para të ditës në territorin e Kosovës. Por pas mesditës rrebeshe afatshkurtra të shiut do të përfshijnë gjithë vendin.
Maqedonia e Veriut
Deri në mesditë MV mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por pas mesditës vranësirat shtohen duke sjellë rrebeshe shiu.
Rajoni dhe Evropa
Vijojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike të diktojnë vranësira, rrebeshe shiu dhe stuhi ere në Evropën Jugore, Pjesërisht qendër dhe Veriu i Kontinentit.
Ndërsa kthjellimet mbizotërojnë Evropën Lindore, Brigjet e Egjeut dhe Gadishullin Iberik./abcnews.al/