Bordi i Warner Bros. Discovery votoi të enjten për ti shitur të gjitha aksionet e saj kompanisë gjigande Mediatike Paramount, një lëvizje që pritet ti hap rrugë krijimi të një kompanie të re e cila pritet të bëhet një nga orfruesit më të mëdhenjë të shfaqjeve të argëtimit, sporit dhe lajmeve amerikane dhe atyre botërore. E gjitha kjo pasi marrëveshja përfshin edhe shitjen e televizionit informative Amerikan CNN pronësia e të cilit do të kalojë nga Warner Bros Discovery tek Paramount.
Vendimi vjen dy muaj pasi Paramount fitoi garën me Netflix për blerjen e Warner Bros. Discovery, e cila kishte më shumë se një vit që kërkonte një blerës, ndërsa përballej me probleme të mëdha borxhesh dhe rënie të të ardhurave nga asetet e saj televizive.
Marrëveshja 81 miliarde dollareshe, e cila tashmë ka ngjallur shqetësime dhe kritika nga demokratët, do të duhet të marrë miratimin e Departamentit Amerikan të Drejtësisë nën administratën e Presidentit Donald Trump për t’u finalizuar. “Gjatë katër viteve të fundit, ekipet tona kanë transformuar Warner Bros. Discovery dhe e kanë rikthyer kompaninë në pozicion udhëheqës në industri”, deklaroi David Zaslav, president dhe drejtor ekzekutiv i Warner Bros. Discovery. “Do të vazhdojmë të punojmë me Paramount për të përfunduar hapat e mbetur të këtij procesi, që do të krijojë një kompani lider të medias dhe argëtimit të gjeneratës së ardhshme.” Sipas kompanisë, transaksioni pritet të mbyllet në tremujorin e tretë të vitit 2026.
Paramount zotërohet nga Larry dhe David Ellison Ellison, dyshja miliardere baba-bir, aleatë të Trump, të cilët kanë ndërmarrë ndryshime të mëdha në divizionin e lajmeve të CBS, duke premtuar një strategji editoriale më të orientuar drejt një audience politikisht më “të larmishme”. Shitja e Warner Bros Discovery tek Paramount përfshirë edhe rrjetin informativ CNN vjen ndërsa Trump ka pasur përplasje të vazhdueshme me këtë television informative duke e quajtuar atë shpesh here një television që përcjell informacion të rremë për shkak të politikave editoriale. Marrëveshja pritet të ketë ndikim të madh edhe në industrinë e filmit dhe prodhimit televiziv. Në një letër të hapur të firmosur nga më shumë se 100 aktorë, regjisorë dhe producentë të Hollywood-it, punonjës të industrisë së argëtimit paralajmëruan se shitja do të “thellojë më tej përqendrimin e një tregu mediatik tashmë të dominuar nga pak kompani. Disa prokurorë të përgjithshëm demokratë në nivel shtetëror kanë paralajmëruar gjithashtu mundësinë e një sfide ligjore ndaj bashkimit mes Paramount dhe Warner Bros. Discovery.


