Paralajmëron Manastirliu: Asnjë tolerancë, shtohen kontrollet kundër COVID-19

schedule21:09 - 4 Korrik, 2020

schedule 21:09 - 4 Korrik, 2020

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar së do të shtojë grupet e inspektimit në kaudër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetin social “Facebook” theksoi se do të zgjerohen kontrollet edhe në qytetet që konsiderohen vatra.

Sakaq Manastirliu paralajmëron se nuk do të ketë tolerime për të gjithë ata që nuk respektojnë protokollin e sigurisë.

Statusi:

Nuk mundemi të tolerojmë neglizhencën! Nuk mundemi dot të bëjmë një sy qorr dhe një vesh shurdh, kur shohim që masat nuk zbatohen në një biznes, ku ata të cilët shërbejnë nuk mbajnë maskë!
‼️Do të shtojmë grupet e inspektimit dhe kontrollet në qytetet që konsiderohen vatra për arsye të numrit të të prekurve, por gjithashtu për gjatë gjithë bregdetit do të vijojmë me kapacitete të shtuara sa i përket verifikimit të protokolleve dhe masave dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë për të gjithë ata të cilët nuk zbatojnë rregullat!
Sepse shëndeti është i pari!

🔴#COVID19Nuk mundemi të tolerojmë neglizhencën! Nuk mundemi dot të bëjmë një sy qorr dhe një vesh shurdh, kur shohim që…

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Samstag, 4. Juli 2020