Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paralajmëron Izraeli: Në shënjestër 70% e objektivave kritike të industrisë ushtarake iraniane

schedule14:18 - 31 Mars, 2026

schedule 14:18 - 31 Mars, 2026

Izraeli ka paralajmëruar se Forcat Ajrore Izraelite pritet të përfundojnë deri nesër identifikimin e të gjitha objektivave “kritike” të industrisë së prodhimit ushtarak të Iranit.

Sipas ushtrisë izraelite, industria mbrojtëse iraniane është e gjerë dhe përfshin një sërë njësish ushtarake dhe kompani private që prodhojnë sisteme dhe komponentë armësh, përfshirë raketa balistike, sisteme të mbrojtjes ajrore, armë detare, aftësi kibernetike dhe madje edhe satelitë spiunë.

IDF thekson se deri nesër do të jenë shënjestruar objektet kryesore që përdoren për zhvillimin e armëve që konsiderohen kërcënim për Izraeli, duke përbërë rreth 70% të industrisë ushtarake iraniane.



Po ashtu, IDF bëri të ditur se do të vazhdojë sulmet ndaj lëshuesve të raketave balistike iraniane, sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe oficerëve ushtarakë, si dhe ndaj objektivave që synojnë të dobësojnë kapacitetet ekonomike të regjimit iranian.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!