Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Paralajmërimi i epidemiologut: Franca mund përballet me një situatë kritike në dimër

schedule13:09 - 7 Shtator, 2020

schedule 13:09 - 7 Shtator, 2020

Një epidemiolog i lartë në Francë ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve Covid-19 vazhdon të rritet me ritmin aktual, vendi mund të përballet me një “situatë kritike”.

Situata kritike sipas tij, mund të pasojë në disa rajone në dhjetor.

Profesori Antoine Fontanet tha se autoritetet duhet të veprojnë tani për të forcuar mbajtjen e distancës dhe masat e mbrojtjes për të shmangur rregulloret më të rrepta më vonë, shkuan abcnews.al



Prof Antoine Fontanet u shpreh për LCI:

“Sot, ne kemi një rritje të numrit të rasteve të reja në javë me 30% dhe një rritje 15% të numrit të pranimeve javore në spitale. Nëse vazhdon ky ritëm, ne do të arrijmë një situatë kritike në disa rajone të Francës në dhjetor. Do ishte më mirë të veprohet tani, sa më herët të veprojmë aq më pak të rrepta do të jenë masat…”

Paralajmërimi vjen në një kohë kur Franca raportoi edhe 7,071 raste të reja të dielën në mbrëmje, pas një rritje me rreth 8,500 raste të shtunën dhe pothuajse 9,000 raste të reja të premten.

Përqindja e testeve pozitive është rritur nga 4.3% në 4.9% brenda një jave dhe nga 3.9% në fund të gushtit. s.b/ abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!