Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Para paradës në ditën Kombëtare të Francës, ushtari propozon të dashurën, shpërthejnë duartrokitjet

schedule18:21 - 14 Korrik, 2021

schedule 18:21 - 14 Korrik, 2021

Një ushtar i ri francez ka zgjedhur një mënyrë brilante për t’i propozuar të dashurës së tij pak para fillimit të paradës ushtarake tradicionale në Chapms Elysees në përvjetorin e rënies së Bastille.

Video e këtij momenti romantik po bën xhiron e rrjetit. Kur ushtari merr “Po” nga partnerja e tij heq maskën e zezë dhe e puth atë.

Të pranishmit, shumica e të cilëve ushtarë nisën të duartrokisnin çiftin duke i uruar jetë të lumtur.



“Ishte një propozim martese që do të jetë i paharrueshëm”, komenton gazeta franceze “Le Figaro”. “Urimet tona”, uroi ushtria franceze çiftin në llogarinë e saj në Twitter.

Momenti i veçantë u nda edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron në llogarinë e tij në Twitter. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!