Një papagall i cili i përket një vajze afgane të evakuuar drejt Francës pas marrjes së kontrollit nga talibanët ka gjetur strehë në rezidencën e ambasadorit të Francës në Abu Dhabi.
Xavier Chatel mori papagallin e pagëzuar me emrin Juji, pasi vajza e cila e kishte rritur u ndalua ta merrte me vete në fluturim drejt Francës.
Ai tashmë është vendosur në rezidencën e ambasadorit dhe pas disa ditës ka mësuar të “cicërojë” përshëndetjen në gjuhën franceze “Bonjour”.
Chatel ka premtuar se një ditë do ta bashkojë atë sërish me Jujin. m.v/Abcnews.al



