Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Tërmeti 7.1 ballë në Japoni/ Shpëtohen gjashtë persona, vijojnë kërkimet për 19 të zhdukur

schedule19:34 - 28 Korrik, 2026

schedule 19:34 - 28 Korrik, 2026

Autoritetet japoneze kanë shpëtuar gjashtë persona pas tërmetit me magnitudë 7.1 ballë të shkallës Rihter që goditi jugun e Japonisë të martën pasdite, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë për të gjetur 19 persona që rezultojnë ende të zhdukur.

Sipas transmetuesit shtetëror NHK, katër persona u nxorën nga rrënojat e një qendre tregtare që u shemb pjesërisht si pasojë e lëkundjeve të forta sizmike. Ata nuk kanë pësuar lëndime që rrezikojnë jetën. Megjithatë, 10 persona të tjerë besohet se ndodhen ende nën rrënoja.

Ndërkohë, në një fabrikë letre, ku u shemb një oxhak, ekipet e emergjencës gjetën dhe shpëtuan dy persona që kishin pësuar arrest kardiak. Sipas autoriteteve, nëntë persona të tjerë vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur.



Ekipet e shpëtimit janë angazhuar në operacione intensive në të dyja zonat e prekura, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën dhe po vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!