Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Dy ditë pushim për gratë gjatë ciklit menstrual/ Mali i Zi miraton ndryshimet ligjore

schedule18:51 - 28 Korrik, 2026

schedule 18:51 - 28 Korrik, 2026

Dy ditë pushim të paguara çdo muaj për gratë me sëmundje gjinekologjike të diagnostikuara që shkaktojnë menstruacione të dhimbshme.

Mali i zi bëhet kështu i vetmi vend në Ballkan që miraton ndryshime ligjore të kësaj natyre, në një përpjekje për të harmonizuar shëndetin e grave me punën.

Ndërhyrjet u bënë në Ligjin për Sigurime Shëndetësore.



Kjo e drejtë vlen për gratë që kanë cikle menstruale të dhimbshme të shkaktuara nga diagnoza siç janë endometrioza, fibroidet, polipet dhe sëmundje të tjera gjinekologjike.

Iniciativa për ndryshime në ligj u paraqit në mars të këtij viti, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, nga deputetja e pavarur Jevrosima Pejoviç.

Projektligji më parë u mbështet unanimisht në mbledhjet e Komisionit të Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komisionit Legjislativ.

Përtej ditëve pushim, ndryshimet ligjore synojnë edhe luftën me baze diskiminimin e grave.

I vetmi vend europian që ka futur tashmë lejen menstruale është Spanja.

Diskutime ka edhe në Itali dhe Holanda.

Ndërsa Evropa është ende duke debatuar, mungesa për arsye menstruale ka qenë një praktikë në disa vende të Azisë Lindore për dekada të tëra.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!