Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Papa Françesku ndërpret fjalimin në sheshin e Shën Pjetrit për shkak të bronkitit

schedule17:08 - 9 Shkurt, 2025

schedule 17:08 - 9 Shkurt, 2025

Papa Françesku ka ndërprerë fjalimin e tij në sheshin e Shën Pjetrit pasditen e dielës për shkak të bronkitit.

“Kërkoj falje, kam vështirësi në frymëmarrje”, tha Papa dhe i bëri thirrje ndihmësit të tij që të vazhdojë të lexojë fjalimin e tij, i cili iu kushtua forcave të armatosura si mbrojtëse të paqes.

Mesazhi i Papës për ushtarët katolikë është “të mos kultivojnë një frymë që favorizon konfliktet e luftës”.



Dy ditë më parë, Françesku, për shkak të problemeve të frymëmarrjes, vendosi të ndërpresë takimet e tij zyrtare në Pallatin Apostolik të Vatikanit dhe zgjodhi si vend alternativ hostelin Shën Marta, brenda Vatikanit, ku banon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!