Shefja e Infektivit flet për masat ndaj koronavirusit: Jemi gati, maskat të përdoren me kriter

schedule10:45 - 25 Shkurt, 2020

schedule10:45 - 25 Shkurt, 2020

Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo gjatë bisedës në studion e  “ABC News”, theksoi se shenjat klinike që ka një person me koronavirus janë të ngjashme me virozat e stinës.

Pjesë nga intervista në studio me Juli Xhokaxhi: 

“Futja në karantinë në gjuhën mjekësore ka një kriter, nuk mund të futet një person që nuk është i dyshuar”, tha Çomo.

Do të duhej një kontroll përtej matjes së temperaturës?

Çomo: Njerëzit duhet të tregohen të kujdesshëm. Tashmë i kanë marrë informacionet. Shenjat klinike që ka një person me koronavirus janë të ngjashme me gripin.

Nuk ka më maska?

“Çështja është që maskat duhen përdorur me kriter. Të ruajnë kushtet e higjenës. Këto ditë në shkolla është bërë një edukim shumë i mirë i fëmijëve”, tha më tej shefja e shërbimit infektiv në QSUT.

Sa analiza janë bërë deri më tani?

Çomo: Testimi që bëhet sot është për popullatën që ka shqetësime. Ne insistojmë te historia e Kinës. Janë testuar 8 persona dhe nuk kanë rezultuar me koronavirus.

Analizat ku kryhen?

“Personi qëndron i izoluar dhe më pas merret tamponi për përgjigje. Personi qëndron në kushte izolimi spitalor dhe pret deri sa përgjigja të dalë”

E përballon dot Shqipëria nëse do të kemi shpërthim të koronavirusit?

Çomo: Është një laborator që ka një eksperiencë dhe sigurisht që mund ti përballojë./abcnews.al