Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Panik në Gjykatë/ Greqi, i moshuari plagos 5 punonjës

schedule17:14 - 28 Prill, 2026

schedule 17:14 - 28 Prill, 2026

Momente paniku në Greqi në Kerameikos, ku një burrë 89 vjeçar hyri me armë në ndertesën e gjykatës duke plagosur një punonjës.

Më pas ai mori një taksi duke fshehur armën, mbërriti në Gjykatën e Apelit, qëlloi dhe plagosi katër nëpunëse të tjera.

Autori, i cili sipas informacioneve ishte një mbledhës mbeturinash në zonën e Votanikos vuan nga probleme të shëndetit mendor, pasi ishte shtruar në të kaluarën në një klinikë psikiatrike.



Ai hyri me forcë në ndërtesën e gjykatës, u ngjit në katin e katërt dhe qëlloi në këmbë një punonjës, i cili po trajtohet në spitalpa qenë në rrezik për jetën.

Pastaj, duke marrë një taksi, ai shkoi në Gjykatën e Apelit të Athinës, një distancë prej afërsisht pesë kilometrash nga Kerameikos, ku qëlloi dhe plagosi lehtë katër gra, duke lënë pushkën në vendngjarje.

Pas incidenteve, i moshuari la dy zarfe në vendngjarje, kur sipas tij shpjegohej motivi i sulmit dhe më pas u largua, me policinë që u vu në kërkim të tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!