Pandemia, Taj Mahal hap sërish dyert për turistët pas 6 muajsh mbylljeje

schedule09:45 - 21 Shtator, 2020

schedule 09:45 - 21 Shtator, 2020

Taj Mahal në Indi do të hapë dyert pas gjashtë muajsh mbylljeje.

Autoritetet në vend njoftuan se në fuqi do të jenë disa kufizimi dhe masa si mbajtja e maskës, skanimi termal i vizitorëve dhe mbajtja e distancës fizike gjatë qëndrimit në monument, shkruan abcnews.al

Po ashtu, Taj Mahal do të lejojë tani vetëm 5,000 vizitorë në ditë. Si një nga atraksionet kryesore turistike në botë, kjo mauzolë ka tërhequr rreth 70,000 vizitorë në ditë, përpara pandemisë. Ajo është ndërtuar nga perandori Shah Jahan në kujtim të mbretëreshës së tij, Mumtaz Mahal.

Nga ana tjetër, ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi të hënën se India, tashmë numëron më shumë se 5.4 milion të infektuar me Covid-19. Mendohet se për disa javë, vendi mund të tejkalojë edhe SHBA sa i përket numrit të të infektuarve me koronavirus. s.b/abcnews.al/