Pandemia, mbi 22 milion infeksione në Brazil

schedule09:45 - 20 Nëntor, 2021

schedule 09:45 - 20 Nëntor, 2021

Brazili ka regjistruar 13,355 raste të tjera me Covid-19 në 24 orët e fundit, duke tejkaluar kështu 22 milionë infeksione që nga fillimi i pandemisë.

ipas njoftimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, 226 persona të tjerë kanë humbur jetën, duke e çuar në total numrin e të vdekurve në 612.370.

Brazili është vendi i dytë në botë për numrin e vdekjeve nga Covid, pas Shteteve të Bashkuara (770 mijë), dhe i treti për numrin e rasteve, pas Shteteve të Bashkuara dhe Indisë. /abcnews.al