Pandemia, mbi 11 milion të infektuar me koronavirus në të gjithë botën

schedule12:17 - 3 Korrik, 2020

schedule 12:17 - 3 Korrik, 2020

Mbi 11 milion persona në të gjithë botën janë infektuar me koronavirusin që nga fillimi i pandemisë e deri më tani. Në bazë të dhënave të pasqyruara në Worldometers, rezulton se deri më tani, të paktën 11,010,911 persona janë infektuar me këtë virus në të gjithë botën.

Nga numri total i të infektuarve, më shumë se 6,1 milion persona e kanë fituar betejën me Covid-19, ndërsa 524,559 kanë mbetur viktima.

Tre vendet më të prekura nga pandemia në këto kohë janë SHBA me mbi 2,8 milion të infektuar dhe 131,485 viktima, Brazili me mbi 1,5 milion të infektuar dhe 61,990 viktima. Dhe, Rusia me 667,883 të infektuar dhe 9,859 viktima nga Covid-19.

Gjendja kritike paraqitet edhe në Indi ku aktualisht numërohen 628,205 të infektuar dhe 18,241 viktima. /abcnews.al/