Panairi virtual i librit në Gjermani, sondazhi: Gjatë pandemisë janë blerë shumë libra

schedule15:11 - 16 Tetor, 2020

schedule 15:11 - 16 Tetor, 2020

Sondazhet e fundit tregojnë se janë shitur shumë libra në vende të ndryshme të botës gjatë mbylljes si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Deri të dielën e ardhshme, panairi më i madh i librit në botë, në Frankfurt, do të vazhdojë pavarësisht valës së dytë të infektimeve. Drejtori i panairit Jurgen Bos u shpreh se në këto momente libri hap më shumë se një dritare, sidomos për personat që e kanë të kufizuar lëvizjen apo dhe daljen nga shtëpia. Sipas tij kjo është dhe arsyeja e interesit në rritje nga ana e të rinjve, por dhe fëmijëve, për librin.

Aktiviteti i këtij viti, i cili normalisht tërheq rreth 300 mijë persona, është shumë ndryshe. Autorët firmosin librat pas xhamit plastik dhe shumë takime janë planifikuar online, pasi nuk do të ketë publik për lexime dhe intervista.

Ata që marrin pjesë virtualisht janë më shumë se katër mijë, nga 100 vende të ndryshme. Një publik, i pajisur me të gjitha masat mbrojtëse, dhe jo me më shumë se 50 persona mund të marrë pjesë në diskutimet në hotele, bare dhe librari të qytetit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!