Panairi i librit shqip në Ulqin bën bashkë 50 botues nga rajoni

schedule16:40 - 26 Korrik, 2021

schedule 16:40 - 26 Korrik, 2021

Nga Leontina Nika

Për 5 ditë në kalanë e Ulqinit, do të organizohet edicioni i 20 i panairit të librit shqip.  Ky vit jubilar, vjen pas pandemisë e ku do të këtë një pjesëmarrje të gjerë të shtëpive botuese nga rajoni.  Irena Toce thotë se nuk do të mungojnë edhe të ftuarit special, si dhe debatet për librin.

Këtë vit në panairin e Librit të Ulqinit do të jemi rreth 50 botues. Të ftuar nderi do të jenë drejtuesit e Akademive të Shkencave të Rajonit”, ka thënë ajo.

Organizatori i komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga, kujton  kohën e vështirë, kur nisi ky panairi, ku libri shqip ishte i ndaluar.

“Një libër ka qenë zonë e ndaluar në malin e Zi dhe jo më ti shkojë ndërmend që të organizosh një panair me 50 botues ku shumica do të jenë shqiptarë”, është shprehur ai.

Ky panairi do të përmbyllet me ceremonin e dhënies së tri çmimeve  për veprat e autorëve pjesëmarrës në këtë panair janë: “Liburnia”, që simbolizon anijen e kohëve të lashta në Ulqin edhe “Ulliri”, që simbolizon paqen mes njerëzve dhe çmimi për  përkthimin më të mirë që mban emrin e  Servantes.

Panairi i Librit do të zhvillohet nga data 29 deri në 2 gusht në Ulqin.  /abcnews.al