Pamje të rënda dhe njëkohësisht të trishta vijnë nga Vlora, ku një person ka lidhur qenin pas makine dhe e tërheq zvarrë.
Ngjarja e rëndë është regjistruar rrugës së Vlorës, teksa shihet se mjeti me targa VL 7183 C e tërheq zvarrë dhe qeni shfaqet duke u përpëlitur.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë. Në raste të përsëritura autoritet, kanë reaguar duke arrestuar autorët, por në këtë rast ende nuk ka pasur një veprim të tillë.
/abcnews.al/