Pamje të “frikshme” nga Golemi, furgoni me targa të Kosovës plotpërplot me pasagjerë

schedule21:21 - 2 Korrik, 2022

schedule 21:21 - 2 Korrik, 2022

Një furgon i mbushur plot e përplot me njerëz është parë në Golem pasditen e së shtunës. Siç duket edhe në pamjet më poshtë, në automjetin me targa të Kosovës ndodhen një numër i madh djemsh, të ngjeshur njëri-pas tjetrit duke qëndruar në këmbë.

Si duket furgoni është mbushur tej kapaciteteve dhe djemtë që shihen në video po qëndrojnë në këmbë duke rrezikuar kështu edhe jetën, jashtë çdo kushti sigurie.

Kujtojmë se në fundjavë kontrollet doganore në kufirin Kosovë-Shqipëri janë hequr. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi është shprehur se heqja e kontrolleve ka shtuar lëvizjet me 15%. Lëvizja pa kontrolle  në dy anët e kufirit Kosovë –Shqipëri çdo fundjavë dhe në festa zyrtare do të jetë në zbatim deri 30 shtator. /abcnews.al/