Pamje dhe detaje nga Vlora/ Dy të plagosur në lokal, njëri sapo kishte dalë nga burgu

schedule19:01 - 18 Janar, 2020

schedule 19:01 - 18 Janar, 2020

Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen Kushtrimi në Vlorë. Gazetari i Abc News Elton Nika raporton se ka patur të shtëna me armë brenda ambienteve të një lokali. Për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Të plagosur në gjendje të rëndë kanë mbetur, Nikollaq (Niko) Çepaj 36 vjeç dhe Roland Çepaj, 28-vjeç. Burimet thanë se Niko Cepaj kishte lënë qelinë e burgut pak ditë më parë.

Aktualisht forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ambulanca trasportoi të plagosurit në spitalin rajonal të Vlorës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!