Pallati rrezikon të shembet, banorët: Na është shkatërruar gjithçka, nuk kemi asnjë ndihmë

schedule09:31 - 28 Nëntor, 2019

schedule 09:31 - 28 Nëntor, 2019

Ekipi i ABC News është zhvendosur në lagjen 18 të Durrësit, aty ku një pallat 9 katësh i ndërtuar 6 vite më parë  rrezikon të shembet. Gazetarja Ajgena Korbi dhe operatori guxuan të hyjnë në rrënojat e pallatit, ku banorët e kanë të pamundur të hyjnë brenda.

Banorët thonë që ka dëmtime të shumta. Specialistët e kanë nxjerrë të pabanueshëm, ndërsa ata e kanë të pamundur të marrin sendet personale dhe kanë thirrur një vinç për të nxjerrë sendet dhe orenditë.

Në këtë pallat jetojnë mbi 100 familje në dy hyrje. Policia e ka shpallur një zonë të pasigurt, drita nuk ka, ndërsa shkallët janë shkëputur fare dhe nuk ke nga futesh.

“Rrobat e trupit nuk i marrim dot se janë këputur shkallët, nuk i kemi parë asnjeri nga shteti as nga një vend”.

“Këta shpëtuan kokat po nuk kanë ku fusin kokën”.

“Këtu ëhstë shumë problem, Banoj në kat të dytë, paguaja të gjitha, u ktheva e gjeta shtëpinë të shkatërruar”.

 “6 vite më parë është ndërtuar banorët kanë paguar siguracion për banesat”

“48 milionë me statusin e të pastrehit kam qenë. Më kanë nxjerrë jashtë i jam përgjigjur shtetit një më një” – janë këto disa nga deklaratat e banorëve të këtij pallati.

Në Durrës janë nxjerrë 27 pallate të pabanueshme nga specialistët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!