Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Pallati Mbretëror po kërkon “Hirushen”, kush është vajza që la këpucën në ditëlindjen e Princit të Danimarkës

schedule19:36 - 17 Tetor, 2023

schedule 19:36 - 17 Tetor, 2023

Ishte një ditë e madhe për anëtarët e familjes mbretërore daneze të dielën, më 15 tetor, pasi Princi i Danimarkës Christian, djali i madh i Princit të Kurorës Frederik dhe Princeshës Maria, mbushi 18 vjeç.

Prindërit dhe gjyshja e tij, Mbretëresha Margrethe, shtruan një darkë gala për nder të trashëgimtarit të fronit në Pallatin e Danimarkës, me shumë të ftuar mbretërorë.

Ndër të ftuarit ishin Paul, Marie Sandal dhe Anna Maria si dhe Princesha e Kurorës Amalia nga Holanda, Princesha Elizabeth e Belgjikës, Princesha e Norvegjisë dhe Princesha e Suedisë.



Pas përfundimit të darkës pati një koncert. Mes gjithë kësaj atmosfere festive një vajzë la këpucën e saj në Pallat me familjen mbretërore daneze duke u përpjekur për ta gjetur atë përmes rrjeteve sociale.

Ata publikuan takën stiletto në Instagram dhe shkruan në mbishkrim:

“A është Hirushja ajo që harroi këpucën mbrëmë? Kur të ftuarit në darkën gala të Mbretëreshës dje shkuan në shtëpi, kjo këpucë stiletto e vetme u la në Kështjellën Christiansborg. Pronarja është e mirëpritur të na kontaktojë për ta kthyer atë.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!