Pallati 6-katësh në Durrës u shemb pas ndërhyrjeve në lokal, pronari në pranga 8 muaj pas tërmetit

schedule12:05 - 26 Korrik, 2020

schedule 12:05 - 26 Korrik, 2020

Tetë muaj pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar policia  ka vënë nën pranga  pronarin e lokalit “Barons” në qytetin e Durrësit.

Artur Terziu kishte bërë ndërhyrje në biznesin e tij  në katin e parë të një 6-katëshi duke dëmtuar strukturën e pallatit.

Si pasojë e kësaj ndërhyrjeje dyshohet se ndërtesa u shemb gjatë lëkundjeve sizmike dhe i mori jetën dy grave.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Durrësit përmes një njoftimi për shtyp ku sqaron;  se pronari I lokalit “Barons” është ndaluar pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

Gjykata e  Shkallës së Parë në Durrës më herët kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për  44 vjeçarin  me dyshimin se ishte pikërisht ndërhyrja në lokal ajo e cila bëri që pallati në lagjen gjashtë të qytetit të rrëzohej. Pasoja ishin dy viktima.