“Paketa e dytë sociale 50% më e vogël se e para,” Gjokutaj: Indeksimi i pagave, më shumë elektoral

schedule16:13 - 18 Shtator, 2022

schedule 16:13 - 18 Shtator, 2022

Paketa e dytë e rezistencës sociale është më shumë politike se ekonomike. Ekspertët argumentojnë se në vlerë absolute ajo është pothuajse 50% më e vogël se e para dhe nuk përmbush kushtet për të nxitur konsumin. Këto masa sipas Eduard Gjokutaj janë të pamjaftueshme dhe të rrezikshme pasi ndikojnë direkt në ecurinë ekonomike.

Indeksimi me 6% për 674 mijë pensionistë  sipas Gjokutaj nuk justifikon rritjen  çmimeve në në një kohë që inflacioni ka arritur 8% në korrik.

Rritjen e pagës minimale nga 32 në 34 mijë lekë e vlerëson si një kosto shtesë për bizneset në një moment krize.

Që nga muaji tetor  qeveria ka vendosur që të indeksojë pagat, pensionet dhe të rrisë me 10% e ndihmën ekonomike për shtresat në nevojë si një masë për të përballuar krizën e rritjes së Çmimeve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!