Pak para recitalit, Lindi dhe Venera përloten: Kemi harruar t’u përgjigjemi!

schedule18:23 - 7 Tetor, 2022

schedule 18:23 - 7 Tetor, 2022

“Me zemër” do të jetë recitali i çiftit shumë të dashur të showbizz-it dhe muzikës shqiptare, Venera Lumani dhe Lind Islami. Ata në intervistën e dhënë në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin treguan se janë të dy të emocionuar për këtë recital. Jemi mësuar tanimë prej vitesh që janë gjithmonë bashkë, në koncerte live, në rrjetet sociale, udhëtime dhe së fundmi në këtë recital, ku sipas tyre skena do të jetë shumë e bukur, harqe dhe muzikë e bërë po nga të dy.

Kënga “Stop The Rain” ishte e përbashkët e dashur për të dy, por teksa e dëgjuan në studio, Lindi u ndal tek gjërat e rëndësishme që duhet të kenë parasysh në jetë dhe të mos merren me vogëlsirat. E për të dy sipas tij në këtë moment janë këngët që do këndohen në recital, por ndërkohë që janë përfshirë dhe me gjithë gjërat e tjera të organizimit të tij.

Pjesa më e rëndësishme është muzika që do të bëhet atë ditë dhe ne, të jem i sinqertë, e kemi harruar një çik atë pjesë këto kohë duke u marrë me gjërat e tjera”. Në këtë moment ndërhyn edhe Venera e cila përlotet teksa shprehet: “Është shumë emocional këto kohë, nuk e di ca ka. E ndjej shumë çfarë do të thotë, ne zgjohemi dhe flemë me koncertin këto ditë. Edhe ndoshta harrojmë të ngremë telefonin, t’i marrim ato të shtëpisë në telefon”.

Gjatë bisedës kuptuam që të dy e duan njëri tjetrin shumë dhe herë pas here Lindi bëhet edhe romantik.  Ndërkohë, Ermali e pyet në një moment Venera Lumanin nëse e ka menduar ndonjëherë jetën pa Lindin apo e tremb fakti të mos e ketë. Ajo u shpreh se:  “Absolutisht më tremb një ditë pa Lindin. Unë mendoj që jam e varur nga Lindi në kuptimin e mirë të fjalës, është gjysma ime, është ai që më plotëson.”

Një nga deklaratat e bëra më herët në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin që do të bënin recitalin, ndaj Ermali e pyet edhe njëherë për rikonfirmim të bërjes së dasmës dhe ata të dy thanë “Absolutisht po, ne i kemi gjërat me radhë.” /abcnews.al