Claudio Lotito mund të gjendet në telashe. Një ditë më parë presidenti i Lazio bëri me dije se do të hidhte në gjyq Gazzetta dello Sport për shpifje, ndërkohë që e menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja.
Gazeta italiane ka botuar një lajm në lidhje me “të palarat” e Lotito, që pritet të publikohen “Le Iene”. Pritet që të bëhen publiko video, ku shfaqet Lui Ruzzi dhe shpreh pretendimet e tij se një pjesë e pagesave nuk ishte kryer.
Palët kishin rënë dakord që të jepeshin 20 milion euro për pesë vite, por jo e gjitha referuar rregullave. Vetëm 7 milion euro raportohet t’i kenë kaluar si paga lojtarit dhe menaxherit, ndërkohë që pretendohet se pjesa tjetër është paguar si komision në një kompani në Londër.
Plurier Limited ka marrë paratë fillimisht, ndërkohë që më pas ia ka transferuar vëllait të Zarate, në një kompani ku ai deklarohej si pronar. /abcnews.al