Kryeministri i ri Italian Xhuzepe Konte, paguhet 6700 euro në muaj. Shifra dhe pse e konsiderueshme, është më e vogël se ajo e disa deputetëve apo senatorëve në Itali.
Reduktim i shpenzimeve të politikanëve. Lëvizja me pesë yje në Itali me anë të kryeministrit Konte mund ta bëjë një gjë të tillë, edhe pse jo si pasojë e zgjedhjes së saj. Kryeministri I ri Italian fiton në një vit shumën neto prej 80 mijë eurosh, pra paguhet 6700 euro në muaj. Një shifër e konsiderueshme edhe pse gjithësesi më vogël se ajo e deputetëve të thjeshtë apo senatorëve. Konte duke mos qenë në fakt nëj I zgjedhur nga populli nuk mund të përfitojë nga përfitimet parlamentare.
Një pagë e mirë por më e ulët se ajo e kreut të shtetit i cili fiton 239 mijë euro në vit dhe shumë deputetëve dhe senatorëve që mund të përfitojnë dhe më shumë se 13 mijë euro falë dhe dietave, apo rimbursimeve për transferimet, udhëtimet dhe telefonin.
Por kryeministri Italian fiton dhe më pak në krahasim me krerë të tjerë shtetesh. Për shembull kancelarja gjermane Angela Merkel ka një pagë prej rreth 369 mijë dollarësh në vit, ndërsa kryeministri zviceran paguhet 482 mijë dollarë në vit. Por kreu i ekzekutivit më i paguar është ai i Australisë Malkolm Turnbull i cili merr 527 mijë dollarë në vit. /abcnews.al